I nominuari për Kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka thënë se ata përbëjnë koalicionin më stabil.
“Boshti politik i përbërë nga NISMA, AKR dhe PD sapo aplikoi në KQZ për të garuar bashkërisht në zgjedhjet e 6 tetorit. Ky koalicion është koalicioni më stabil dhe determinues i këtyre zgjedhjeve”, ka shkruar Limaj në Facebook, transmeton Klan Kosova.
“Koalicion fitues. Koalicion i zhvillimit, i cili do t’i adresojë shqetësimet e qytetarëve të Kosovës. Na priftë e mbara!”.