Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një incident i armatosur në një vendpunishtë në Lipjan, ku për pasojë ka humbur jetën një person.
Gazeta Blic merr vesh se viktima e këtij incidenti dhe autori, kanë qenë punonjës të një kompanie ndërtuese.
Që të dy, mbrëmë kishin punuar në ndërrim natës, nga kur edhe kishte nisur konflikti mes vete. Dyshohet se dorasi e ka qëlluar me armë tashmë të ndjerin për motive banale pasi ky i fundit nuk e kishte lejuar ta voziste kamionin e punës.
I vrari A.S (emër i njohur për redaksinë) është baba i tetë fëmijëve nga fshati Gllanicë i Lipjanit.
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona dhe e ka konfiskuar një armë e cila dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës.