Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti ka marrë sot vendim për të subvencionuar me nga 300 euro fëmijët pa përkujdesje prindërore në këtë komunë.
Mjetet do të ndahen nga subvencionet e zyrës së kryetarit dhe në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale do të vazhdojë kujdesi edhe në të ardhmen për këtë kategori, ka shkruar Ahmeti në një postim në Facebook