Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi e ftuar në programin e mëngjesit në Klan Kosova ka thënë që komisioni profesional i MPJ-së ka përfunduar konkursin e brendshëm për staf diplomatik, por Ministri në detyrë Konjufca nuk e ka nënshkruar me arsyetimin se është dita e fundit e punës, pasi që i ishte dërguar një ditë para se të planifikohej të mbahej seanca për votimin e qeverisë së re.
“Si ekskluzive edhe që komisioni profesional i MPJ-se ka përfunduar me konkursin e brendshëm për staf diplomatik, por Ministri në detyrë Konjufca nuk e ka nënshkruar që iu është dërguar ditën e premte me arsyetimin se është dita e fundit e punës (një ditë para se të planifikohej të mbahej seanca për votimin e qeverisë së re)”, u shpreh deputetja Musliu-Shoshi.
Ajo tutje u shpreh se mosnënshkrimi i kësaj liste të stafit do të shkaktoi kaos brenda ministrisë dhe ambasadat do të mbesin me shumë pak staf për operim.
“Mosnënshkrimi i kësaj liste të stafit të MPJ, do të shkaktoj kaos brenda ministrisë dhe ambasadat e Kosovës do të mbesin me shumë pak staf për operim. Fatkeqësia e kësaj situate është se stafi diplomatik i karriereave që do të kthehet në Kosovë do të mbesin pa të ardhura pasi që nuk kanë mundësi të sistemohet në MPJ dhe si rezultat nuk mund të jenë pjesë e listës së pagave”, ka thënë deputetja.