• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Ish-ushtari i UÇK-së i kujton katër familjarët e vrarë brez pas brezi në lufë me serbët

03/05/2020 - 15:55:11
Ish-ushtari i UÇK-së i kujton katër familjarët e vrarë  brez pas brezi në lufë me serbët

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Lajçi, nga LLabjani i Pejës, ka katër familjarë të vrarë nga forcat serbe. Ai nëpërmjet një statusi në facebook ka treguar historinë e familjarëve të tij deri tek vrasja e tyre me 2 maj 1999. Një histori e lavdishme që duhet të kujtohet përherë.

Lexojeni historinë e shkruar nga Agim Lajçi:

Lexo më shumë

Costa: Edi Rama, ju jeni në rrugën e duhur drejt BE-së

Costa: Edi Rama, ju jeni në rrugën e duhur drejt BE-së

May 15, 2025
8
Kryesia e LDK, dalin me deklaratë pas takimit në Presidencë, ky është qëndrimi i tyre

Kryesia e LDK, dalin me deklaratë pas takimit në Presidencë, ky është qëndrimi i tyre

May 15, 2025
22

Sonte po bëhen 21 vite që ju kaluat në përjetësi.
Gjaku juaj u bë dritë në rrugën e Lirisë së Kosovës.

BIOGRAFI

Zhuj Vesel Lajçi-NILAJ (1898-1999)

U lind në vitin 1898 në fshatin Shtupeq i Vogël në krahinën e Rugovës. Rrjedh nga familja Nilaj, Nilajt i përkasin njërit nga barqet e vëllazërisë Nikëdedaj që është vëllazëria më e madhe e Lajçit.
I ati i Zhujit, Vesel Hetemi-Nilaj u vra në pritë nga serbët në vitin 1919, kur po udhëtonte nga Rugova për në fshatin Carrabreg të Deçanit ta vizitoi familjen, e cila pas djegies së Rugovës ishte shpërngulur aty te familja Dautaj me të cilën kishte lidhje miqësie.

I mbetur jetim qysh në moshë të re, si shumë rugovasve edhe Zhujit iu vështirësua jeta, iu desh të ballafaqohet me mbajtjen gjallë të familjes në një kohë shumë të vështirë për popullin shqiptar që në atë kohë ishte i okupuar nga Serbia.
Lufta e dytë Botërore Zhuj Veselin së bashku me axhën e tij Zenel Hetemin-Nilaj i gjeti të rreshtuar krah burrave të shquar të Rugovës, të cilët u mobilizuan që ti dalin zot Rugovës duke e mbrojtur nga apetitet pushtuese serbomalazeze.

Zhuj Veseli, qysh në fillim të luftës u rreshtua në grupin e armatosur “Vullnetarët”, pra ishte në anën e burrave të shquar të asaj kohe, si Sak Faslia, Rizë Zymeri, Sali Rama, Zhukë Haxhia e shumë e shumë burrave të tjerë të cilët e kishin të qartë se nga kush rrezikoheshin vazhdimisht trojet etnike shqiptare.
Si pjesëtar i këtij grupi Zhuji ishte i disiplinuar në detyrat politike e ushtarake me të cilat ngarkohej nga eprorët e tij, duke i qëndruar besnik idealit kombëtar deri në fund.
Në dimrin e vitit 1945 në Shtupeq të Vogël hynë forcat partizane, ku u pushkatuan shumë burra të fshatit, por Zhuji arriti t’u shpëtoj plumbave të partizanëve duke u arratisur.

Duke qenë i detyruar të kujdesej për familjen pas pak ditësh Ai përsëri u kthye në shtëpi ku punoj dhe veproj deri më 9 qershor të vitit 1954, kur së bashku me axhën e tij Zenel Hetemin u arrestua nga UDB-ja në Pejë.
Aktakuza u ishte përgatitur nga komunistët serb e malazez, por për fatin e keq kishin ndihmuar edhe disa komunist shqiptarë të cilët ishin të verbëruar për të përfituar diçka nga pushteti komunist i asaj kohe, e të cilët nuk ngurruan që të bëhen dëshmitarët kyç në gjykimin e tij që u bë në Pejë, më 25 Dhjetor 1954.

Për aktivitetin e tij ushtarak e politik që Zhuji e bëri si pjesëtar i grupit të armatosur “Vullnetarët” gjatë viteve 1941-1944 në mbrojtjen e Rugovës, Gjykata e qarkut në Pejë e dënoj Atë me burgim të përjetshëm dhe e dërgoj në vuajtjen e dënimit në burgun famëkeq në Nish.
Pas 10 viteve burgim të rëndë në qelitë e burgut të Nishit dhe Idrizovës Ai u lirua në vitin 1964. Pas lirimit nga burgu jo vetëm Ai personalisht por dhe familja e tij vazhduan të jenë në presion të vazhdueshëm nga UDB-ja.
Pas lirimit nga burgu Zhuji me familjen e tij jetoj edhe në fshatin Llabjan të Pejës ku para se të burgosej kishte blerë tokë.

Zhuj Veseli ishte veprimtar shumëvjeçar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në Shtupeq të Vogël e në Rugovë, ishte luftëtar me armë në dorë në vitet ’40, por asnjëherë nuk e ndali luftën politike me shkjaun. As pas dhjetë vjetësh burg të rëndë nuk hoqi dorë nga veprimtaria atdhetare, burgu i rëndë nuk e kishte mposhtur dhe gjunjëzuar asnjëherë. Pas lirimit nga burgu Ai ishte shumë aktiv nëpër odat e burrave, çdoherë e kishte guximin të mbante fjalime në frymën kombëtare. Ishte i kujdesshëm që rininë ta edukoj për së mbari, dhe shpesh i porosiste ata që të jenë syçelë dhe kurrë mos ti zënë besë shkjaut, si dhe çdoherë të jenë të përgatitur për të luftuar deri në çlirimin e plotë të trojeve shqiptare.

Lufta e Kosovës që u zhvillua në vitet 1997-1999 nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Zhuj Veselin e gjeti në moshën 101 vjeçare, por me shëndet të mirë për moshën dhe vuajtjet që i kishte përjetuar për gati një shekull.
Thënia “Uji fle, armiku s’fle” u vërtetua edhe kësaj radhe. Familja e madhe e Zhuj Veselit që në Majin e vitit 1999 numëronte më shumë se 45 anëtarë jetonte në Fshatin Llabjan të Pejës.

Në natën në mes të 2 dhe 3 Majit të vitit 1999, rreth orës 12 të natës pas një plani të organizuar dhe drejtuar nga formacionet ushtarake e policore të shtetit serb në Pejë, të ndihmuar edhe nga serbët dhe malazeztë lokal, u rrethuan shtëpitë e familjes së Zhuj Veselit, nga shtëpia u nxorën, Zhuji 101 vjeçar, me të bijtë Kapllanin 64 vjeçar, Arifin 61 vjeçar dhe Shaqirin 57 vjeçar.

Më 20 Qershor të vitit 1999 trupat e tyre u gjetën të karbonizuar, në oborrin e shtëpive të familjeve Kabashi në fshatin Zahaq, shtëpi në të cilat gjatë luftës ishin të vendosura forcat policore dhe ushtarake të Serbisë.
Zhuj Veseli me tre të bijtë, u varrosën më 20 Qershor 1999 në varrezat e fshatit Llabjan.

Share42TweetSendShareSend

Related Posts

Costa: Edi Rama, ju jeni në rrugën e duhur drejt BE-së
Lajme

Costa: Edi Rama, ju jeni në rrugën e duhur drejt BE-së

May 15, 2025
8
Kryesia e LDK, dalin me deklaratë pas takimit në Presidencë, ky është qëndrimi i tyre
Lajme

Kryesia e LDK, dalin me deklaratë pas takimit në Presidencë, ky është qëndrimi i tyre

May 15, 2025
22
Trump: S’ka zgjidhje për luftën në Ukrainë pa u pajtuar unë dhe Putini
Bota

Trump: S’ka zgjidhje për luftën në Ukrainë pa u pajtuar unë dhe Putini

May 15, 2025
20
A e mori ‘ bekimin’ e Thaçit dhe Veselit për t’i hyrë garës për kryetar të PDK-së, Memli Krasniqi
Lajme

Krasniqi pas takimit me presidenten: S’ka tym të bardhë

May 15, 2025
8
Ja sa vota i ka marrë Ilir Meta në burgun 313 në Tiranë?
Lajme

Ja sa vota i ka marrë Ilir Meta në burgun 313 në Tiranë?

May 15, 2025
27
Tensione lufte: Aeroplani luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s
Bota

Tensione lufte: Aeroplani luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s

May 15, 2025
21
Next Post
Kurti: Liria e medias thelbësore për çdo demokraci

Kurti: Liria e medias thelbësore për çdo demokraci

Më të fundit

  • Costa: Edi Rama, ju jeni në rrugën e duhur drejt BE-së
  • Kryesia e LDK, dalin me deklaratë pas takimit në Presidencë, ky është qëndrimi i tyre
  • Trump: S’ka zgjidhje për luftën në Ukrainë pa u pajtuar unë dhe Putini
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi