Katër spanjollë, të cilët po riatdhesoheshin nga Bolivia për shkak të krizës së koronavirusit, kanë vdekur pasi aeroplani me të cilin po udhëtonin u rrëzua në Bolivi.
Ata po transportoheshin me një aeroplan të vogël ushtarak, i cili raportohet të jetë rrëzuar për shkak të problemeve teknike kur u nisë nga qyteti Santa Cruz.
Përpos katër spanjollëve, në këtë aksident vdiqën edhe dy anëtarët e ekuipazhit. Gjashtë trupat e pajetë po mbahen në morgun e një spitali lokal, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.
Emrat e katër spanjollëve janë Francisco Jose Gallegos Gonzalez, Alba Aparicio Fornas, Yandira Oliverra Velarde dhe Deliz Salvatierra Valverde. Dy prej tyre ishin burrë e grua.
Ata më vonë do ta ndërronin aeroplanin për t’u nisur nga Bolivia në Spanjë. Ministri bolivian i mbrojtjes, Luis Fernando Lopez, shprehu ngushëllime për familjet e viktimave përmes një postimi në Tëitter.
Autoritetet i kanë filluar hetimet për t’i zbuluar rrethanat e këtij aksidenti. Raportohet se njëra nga viktimat fillimisht kishte shenja jete, por vdiq më vonë në spital.