Nga karantina ka dal edhe fshati Topanicë që ishte vatër e infeksionit me koronavirus në Kamenicë.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Qendron Kastrati, i cili i ka bërë thirrje banorëve që daljet t’i shfrytëzojnë vetëm për nevoja të domosdoshme.
Postim i plotë i Kastratit:
Nga tash e tutje, Topanica lirohet nga karantina. Lus gjithsecilin prej jush që lëvizjen e lirë t’a shfrytëzoni vetëm për dalje të domosdoshme.
Ulja e intesitetit të të infektuarve është diçka pozitive dhe shpresojmë që trendi i uljes të rritet edhe më shumë ditëve në vijim.