Komuna e Vitisë ka marrë lajme të mira pas publikimit të rezultateve të Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës.Në këtë komunë janë 12 persona të shëruar.Ndërkaq është shënuar një rast i ri me Covid-19, që vjen nga fshati Ramjan.
Lajmin e ka konfirmuar drejtoresha e Qendres Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti Vjollca Kadolli.
Njoftimi i plotë:LAJM I MIRË NGA KOMUNA E VITISË
12 të shëruar sot.
Sot janê kryer 19 testime në Komunën e Vitisë, 15 prej tyre ritestime dhe 4 testime të reja.
Një rast i ri me COVID 19 nga fshati Ramjan, i cili është i hospitalizuar në Klinikën Infektive.
Nga 15 ritestimet vetëm një ka rezultuar pozitiv, ndërsa të tjerat negativ.
53 raste të personave me COVID19 në Viti, 19 të shëruar, 34 raste aktive.
Shpresojmë në lajme të mira edhe ditëve të ardhshme.
Të shëruarit janë 6 nga Ramjani, 4 nga Stublla 1 nga Smira dhe 1 nga Pozherani
Vazhdoni me respektim të rekomandimeve të MSh dhe IKSHP.
#BashkëDoTëIaDalimDr.Vjollca Kadolli-Halili
Drejtoreshë e QKMF-së në Viti