Lëvizja Vetëvendosje e ka dërguar në Kushtetuese dekretin e presidentit, Hashim Thaçi për ta mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër të ri të Kosovës.
Kjo është konfirmuar nga Rexhep Selimi, shef i grupit parlamentar të VV-së, shkruan Reporteri.
Ai ka thënë se pret vendim të drejtë nga kushtetuesja.
“Sot jemi për të dëshmuar se nuk do të ndalemi së mbrojturi kushtetutën, demokracinë dhe republikën e Kosovës. Ne presim vendim të drejtë, megjithatë do të veprojmë sipas rrjedhave”, u shpreh ai.
Selimi tutje ka thënë se Thaçi me qëllim ka publikuar një dekret të tillë të enjtën, meqë nesër është festë dhe administrate e Kushtetueses nuk punon.
“Presidenti është kujdesur që qoftë Gjykatën Kushtetuese qoftë administratën ta zëjë të pushuar si pasojë e festës zyrtare dhe vikendit”, ka potencuar Selimi.