Presidenti Hashim Thaçi e ka mandatuar edhe zyrtarisht Avdullah Hotin për ta formuar Qeverinë e re. Thaçi thotë se askush nuk duhet të pretendojë se mund ta marrë ose ta mbajë pushtetin në mënyrë jodemokratike.
“Në krejt këtë situatë të panatyrshme, legjitimiteti i qeverisë aktuale është sfiduar nga votimi i mocionit nga më shumë se dy të tretat e deputetëve.
Në anën tjetër, është obligim i imi si President, të sigurohem për funksionim të insititucioneve. Mocioni ka qenë plotësisht sipas Kushtetutës, në përptuhshmëri me vullnetin e deputetëve dhe rendit demokratik në Kosovë. Pavarësisht rrethanave, këto janë të rregulluar qartë me kushtetutë, dhe nuk mund të konsiderohen sit ë jashtëzakonshme”, ka thënë Thaçi.
Tutje ai ka treguar se kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ia ka dëshmuar atij se e ka përkrahjen e shumicës parlamentare për ta formuar Qeverinë e re, e kësisoj Presidenti i ka dhënë mandatin Avdullah Hotit për ta formuar qeverinë.
“Sic jeni njoftuar, të gjitha partitë mendojnë se Kosova duhet të ketë një qeveri të re, në përjashtim të një partie.
Pas letrave që i kam dërguar kreut të LDK’së, praktikë që kam ndjekur me partinë fituese më parë, sot kam marrë një letër nga z. Isa Mustafa, se i përmbush të gjitha kriterët për formimin e Qeverisë së re, duke përfshirë në këto kritere se ka siguruar shumicën për formimin e Qeverisë. Kjo mu dëshmua edhe faktkisht.
“Ju njoftoj që sot kam mandatuar z. Avdullah Hoti për formimin e Qeverisë së re”.
Në fund Thaci ka cuar mesazh te kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se askush s’mund ta mbajë pushtetin.
“Duhet të pajtohemi se pushteti në Kosovë fitohet dhe humbet sic e sheh edhe Kushtetuta. Askush nuk duhet të pretendoj se me metoda jodemokratike mund ta marrë, ose ta mbajë apo ta uzurpojë pushtetin”