Autori i vrasjes së 60-vjeçarit Bujar Mehmeti vazhdon të jetë në kërkim nga policia. Burimet bëjnë të ditur se 25-vjeçari Jurgen Leci nuk njihet si person problematik.
Ndërkohë policia e Vlorës ka marrë në pyetje 10 persona mes tyre dy punonjës të karburantit dhe familjarë të të dyja familjeve.
Pista kryesore e hetimit mbetet ajo e një konflikti banal të çastit. Sipas dëshmitarëve personat kishin konflikt edhe më parë mes njeri-tjetrit për shkak të kamerave të sigurisë.
Konflikti për kamerat e sigurisë-Kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpinë e 60 vjeçarit sipas dëshmitarëve filmonin nga oborri i 25 vjeçarit teksa ky i fundit shpesh herë se ka pëlqyer këtë gjë.
I riu i ka bërë thirrje t’i heqë kamerat pasi nuk i pëlqente të filmonin nga shtëpia e tij dhe me pas konflikti ka degjeneruar në fyerje sharje dhe me pas në goditje me sende të forta.
Ndërkohë kërkimet për gjetjen e autorit të dyshuar vazhdojnë