Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, i është përgjigjur kreut të AKR-së dhe deputetit Behgjet Pacolli, i cili sot e quajti diktatoriale Qeverinë e Kosovës teksa njoftoi se i është anuluar leja për aterim në Aeroportin e Prishtinës.
Abrashi ka thënë se karantinimi 14 ditor për shtetasit e ardhur nga jashtë është i obligueshëm, e në këtë rast vlen edhe për Behgjet Pacollin, shkruan Reporteri.
Insistimin e Pacollit, ai e ka quajtur arrogancë feudale për t’u trajtuar ndryshe prej qytetarëve të tjerë teksa ka thënë se kjo është, e papranueshme dhe nuk duhet të tolerohet.
“Mendësia çifligare dhe standardet e Banana Republikave çfare mund t’i ketë për qejfi, ekselenca mund t’i gjejë tek miqët e tij tiranik nëpër botë, por jo në Kosovë. Je i mirëseardhur.
Por filimisht në konvikt!”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
Çdo qytetar është i barabartë para ligjit. Dmth, të drejtat dhe detyrimet e miliarderit dhe hamallit peshojnë njejtë. Mbi këtë bazë është ndërtu koncepti i shtetit të së drejtës që aspirojmë ne. Ky është kushti kryesor i kontratës shoqërore. Barazia para ligjit.
Arroganca feudale e Behgjet Pacollit për t’u trajtuar ndryshe prej neve është neveritëse, e papranushme dhe nuk duhet të tolerohet. Detyrimet nuk pyesin për standarde jetese e as për thellësinë e kuletës.
Karantinimi 14 ditor për shtetasit e ardhur nga jashtë është i obligueshëm. Dhjetra e qindra qytetarë me mundësi të dobëta ekonomike dënohen çdo ditë për mospërfillje të masave. Pse ky të trajtohet ndryshe?
Mendësia çifligare dhe standardet e Banana Republikave çfare mund t’i ketë për qejfi, ekselenca mund t’i gjejë tek miqët e tij tiranik nëpër botë, por jo në Kosovë.