Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumo, tha të hënën se e ka një ide shumë të mirë për shëndetin e liderit të Koresë Veriore, Kim Jong Un në kohën kur po spekulohet se ai është i sëmurë rëndë ose i vdekur.
“Nuk mund t’ju tregoj saktësisht. E kam një ide shumë të mirë, por nuk mund të flas për të tani”, tha ai para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
“Vetëm uroj të jetë mirë. Shpresoj se ai është mirë. Unë e di si është ai, thënë relativisht. Ndoshta do ta dëgjoni këtë në një të ardhme jo të larfët”, shtoi presidenti amerikan.
Spekulimet se Kim Jong Un është shumë i sëmurë ose ka vdekur pas një operacioni në zemër kanë qenë të shumta pasi ai nuk mori pjesë në ceremonin e festimit të ditëlindjes së 108-t të gjyshit të ndjerë më 15 prill.
Në komentet e tij, Trumpi i çmoi marrëdhëniet me liderin e Koresë Veriore dhe përsëriti se dy vendet e tyre do të ishin në luftë, nëse ai nuk do të ishte president, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.