Sot u shënua 21 vjetori i Masakrës së Mejës. Në këtë masakër u vranë edhe dy djemtë e nënës Pashkë.
Kjo e fundit nga dhembja e madhe që ndjente me humbjen e djemve, në vitin 2003, rrugës për te varrezat, ishte ndalur te shkurret prapa gurit dhe e kishte fshehur një bidon me benzinë.
Pasi që kishte kryer ritualin e vizitës te varrezat e djemve, ajo ia kishte vënë flakën vetes, vetëm tri ditë pasi ia kthyen në Kosovë eshtrat e djemve të saj, shkruan Reporteri.net.
Dy djemtë e Pashkës u vranë nga forcat serbe në Masakrën e Mejës, sot 21 vite më parë.
Trupat e tyre u gjetën në varrezat masive të fshehta në Batajnicë dhe sot prehen në varrezat e Mejës.
Kujtojmë se sot të gjithë liderët e vendit përkujtuan Masakrën e Mejës, ku thanë se nuk do të ketë amnistri për kriminelët.