Gjatë ditës së sotme, edhe një pacientë i prekur me koronavirus në Kosovë ka ndërruar jetë.
Lajmin e konfirmoi për Telegraminsot, Arben Vishaj, infektolog në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Sot në ora 11:30,për fakt të keq një person ka vdekur nga koronavirusi. Pacienti që ka humbur betejën me COVID-19, ka pasur sëmundje shoqëruese paraprakisht. Ky është pacienti i 21 i cili ka vdekur nga koronavirusi”, tha Vishaj.
Kosova aktualisht ka konfirmuar 731 raste me koronavirus, ndërsa 165 janë shëruar.