Familja e 26-vjecarit, Debatik Huruglica nga Gjilani që vdiq si pasojë e një aksidenti me motoçikletë me datë 10 prill, ia ka zgjatur dorën e pajtimit familjes nga Ferizaj.
Lajmin e ka bërë të ditur një anëtar i familjes Huruglica.
“Familja jonë Huruglica sot ua falëm gjakun familjes tjetër ferizajase”, ka deklaruar ai.
Me datë 10 prill rreth orës 12:00, 26-vjecari Debatik Huruglica ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën “Halim Orana” në Gjilan.
“Sot, me 10 prill 2020 rreth orës 12:10 në rrugën ‘Halim Orana’ në Gjilan, ka ndodhur një aksident rrugor me fatalitet, ku të përfshira kanë qenë një automjet dhe një motoçikletë.
Si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesi i motoçikletës dërgohet në Spitalin Rajonal të Gjilanit pa shenja jete sipas mjekut kujdestar.
Edhe drejtuesi i automjetit (1995) ‘Opel Corsa’ ka pësuar lëndime dhe për momentin është ne kurim e sipër në spitalin e Gjilanit, por jashtë rrezikut për jetë.
Policia e Kosovës – njësitet e trafikut janë duke i udhëhequr hetimet rreth këtij rasti të rëndë që na ka tronditur të gjithëve”, kishin deklaruar nga policia.