Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 10:00 ka ndodhur një përleshje masive në Deçan.
Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Dëshmoret e Kombit” ku tre persona së pari janë fjalosur pastaj edhe janë përleshur fizikisht.
Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor në Deçan, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në koordinim edhe me prokurorin e shtetit, për të sqaruar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast, i cili është cilësuar ‘lëndim i lehtë trupor’.
Të dyshuarit janë ndalur për 48 orë me urdhër të prokurorit njofton policia e Kosovës, thuhet në njoftimin policor.
The post Rrahje masive në Deçan appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.