Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dhënë detaje nga komunikimet dhe takimet me të deleguarin e ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Kurti tha se nuk kishte kërkuar takime gjatë një konferencëe në Gjermani.
“Unë e kam takuar dy herë ambasadorin Grenell, edhe në tetor edhe në janar dhe kur kam shkuaur në konferencën e Munihut unë kam lënë takime me homologët, unë nuk kam lënë takim me ambasadorin Grenell, dikush ka kërkuar, unë jo sepse ne i dinim pozicionet tona. Nuk ka pasur ofertë që unë të shkoj në shtëpinë e bardh për të filluar dialogun po për ta korurzuar marrëveshjen, të shkoj atje e të jem i vetmi që të kthehem pa marrëveshje me atë rast me praninë time do i bëja dëm Kosovës e më daljen time, le të themi demostrative, si i pakënaqur ndihmon shtetin e qeverinë”, deklaroi Albin Kurti.
Ai tha se ka bërë mirë që nuk kishte shkuar në Amerikë për të nënshkruar një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.
“Besoj kam vepruar drejtë, presidenti është detyruar të kthehet pa marrëveshje. Prania ime do të ishte kundërproduktive”, tha Kurti.
Ai ka zbuluar edhe detajet nga komunikimi dhe takimi me Ambasadorin Grenell.
“Ai (Grenell), të gjitha mesazhet që mi ka dërguar, ka marr përgjigje prej meje. Ndoshta s’ka marr në secilin po ka marr në të gjitha edhe asnjëherë nuk më ka thënë që unë nuk pranohem për dialogun pa thënë, nëse nuk e heq tarifën 100%”, deklaroi Albin Kurti.
“E mbaj mend që në takimin që kishim në janar, unë i thash Ambasadorit që jam për dialog të përgaditur mirë, me parime, ai më tha unë nuk jam për dialog jam për aksion edhe qeshëm aty në njëfar mënyre sepse unë si kryetar i LVV-së, më në fund u përgadita për dialog, ata e lanë dialogun”, tha ai.
Kurti: Grenell mban pozicionin e Beogradit – nuk e di arsyen
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka folur edhe rreth raporteve të tij me emisarin e presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell.
Ai ka thënë se diplomati amerikan po i mban anën Serbisë dhe se një gjë e tillë është dëshmuar me qëndrimet e tij për heqjen e taksës dhe reciprocitetit.
“Sikurse e kemi kritikuar UNMIK-un dhe EULIX-in, mund ta kritikojmë edhe Grenell. Ne nuk e identifikojmë komplet një organizatë me një figurë të veçantë politike. Grenell është i SHBA-së, por SHBA nuk janë vetëm ambasadori Grenell, por edhe kur janë vlerësoj se është gabim që të pajtohesh për gjithçka. Ambasadori Grenell ka qëndrim në lidhje me një çështje që ne kemi me Beogradin. Ky është dallimi. E ka qëndrimin e njëjtë me Beogradin për heqje të taksës dhe reciprocitetit. Ai është në pozicionin e Beogradit dhe nuk e di arsyen”, ka thënë Kurti në një intervistë në televizionin publik.