Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar pas takimit me Avdullah Hoti, tashmë i mandatuar nga LDK-ja si kandidat për kryeministër të vendit.
Haradinaj ka thënë se është takuar me Hotin për t’ia konfirmuar besimin e AAK-së për Qeverinë e udhëhequr nga Hoti, shkruan Reporteri.
“Na informoi se ka marrë besimin e LDK si i nominuar për kryeministër, shprehi bashkëpunimin që të bashkëpunojmë për Qeverinë e re. Ia dhamë besimin se do ta përkrahim Qeverinë e udhëhequr nga Hoti”, u shpreh Haradinaj.
Haradinaj po ashtu ka thënë në se është kundër rritjes së numrit të ministrive. Ai është shprehur se nuk kanë hyrë në qeveri për të përmbushur interesant personale por për interesin e vendit.
“Mendoj se është shumë e rëndësishme mos të rritet numri i ministrive. Nëse ka probleme me funksionim, por nuk ishte dashur të rritet numri i ministrive.
Është situatë e papritur pak edhe prej nesh, mirëpo na në çështjen se e me e lënë vendin pa qeveri apo me qeveri marrim përgjegjësi. Nuk e shohim këtë qeveri si përmbushje të interesave personale por si detyrë që na takon.
Krijimi i Qeverisë mundet të marrë disa ditë, por mundet të zgjasë edhe disa javë”, u shpreh Haradinaj.