Qeveria e Serbisë, përkatësisht ministria e Shëndetësisë së këtij vendi ka hapur një konkurs për 75 mjekë vullnetarë e 200 infermierë.
Këta, më pas planifikohet që të nisen për Kosovë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, përsëriti qëndrimin e vartësit të tij Marko Djuric që dje njoftoi për pranimin në punë të 75 mjekëve dhe 200 infermierëve në institucionet shëndetësore siç i quajnë ata ‘mjedise serbe’ në Kosovë, kjo një shpërfillje e hapur ndaj institucioneve kosovare.
Nga këta në Qendrën e Mjekësisë së Mitrovicës së Veriut do të dërgohen 45 mjekë e 120 infermierë.
Në Qendrën e Mjekësisë në Gjilan do të dërgohen 12 mjekë dhe 40 infermierë ndërsa në Graqanicë do të dërgohen 15 mjekë dhe 40 infermierë.
Këta thuhet se do të zgjedhjen në mënyrë urgjente derisa nuk është e përcaktuar koha sa do të jetë këtu të punësuar.
Telegramisot, e ka siguruar edhe aplikacionin nga ministria e Shëndetësisë së Serbisë përmes së cilit mund të aplikojnë mjekët dhe infermierët.
Këtë gjë e kishte paralajmëruar edhe shefi i të ashtuquajturës zyrës serbe për Kosovë, Marko Gjuriq
Vlen te theksohet se dite me parë edhe një numër tjetër i mjekeve nga Serbia qe kanë hyre ne Kosove dhe për këtë kanë qen ne dijeni edhe zyrtaret e Qeverise se Kosovës.