Është mbledhur Kryesia e LDK-së ku pritet të vendosin se kush do të jetë kandidat për kryeministër nga partia e tyre.
Në foto e realizuar nga Reporteri.net shihet se pranë zyrave të LDK-së kanë arritur kreu Isa Mustafa, nënkryetari Agim Veliu, Arben Gashi, Vlora Dumoshi, Arban Abrashi, Besian Mustafa (ministër në detyrë në qeverinë Kurti) e zyrtarë tjerë të partisë
Por aty nuk shihet Vjosa Osmani, që është nënkryetare e Kuvendit nga LDK, e cila hapur ka shprehur qëndrimin e saj kundër formimit të një qeverie të re me AAK-në e NISMA-n.
Mbetet të shihet nëse Isa Mustafa do të jetë kandidat për kryeministër, apo do të lëshojë rrugë, këtë e ka lënë të hapur dje në një konferencë për media, duke e ndërlidhur me gjendjen e tij shëndetësore.