Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në një prononcim për media gjatë ditës së sotme ka thënë se në shkresën që ia kanë dërguar LDK-së kanë përcaktuar prioritetet e tyre kryesore për tu bërë pjesë e Qeverisë.
Haradinaj ndër të tjera ka përmendur projektet infrastrukturore, si autostrada e Dukagjinit dhe Anamoravës, kundër së cilës ishte shprehur edhe LDK.
E kreu i LDK-së i pyetur lidhur me këtë çështje ka thënë se nuk është koha për autostrada, dhe se Kosova duhet të fokusohet në rimëkëmbjen e ekonomisë pas kalimit të pandemisë, shkruan Reporteri.
“Nuk shoh asnjë mundësi që sivjet të merremi me autostrada. Ky vit do të jetë vit që të gjitha mjeteve që i kemi investuar për projekte kapitale do të investohen në rimëkëmbjen e ekonomisë dhe shëndetësisë”, u shpreh Mustafa.