Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet që po humbin të dashurit e tyre nga virusi Korona.
Haradinaj ka falënderuar personelin mjekësor, pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe punonjësit e mekanizmae të tjerë të sigurisë për punën që po e bëjnë.
“Me dhembje po i pranoj lajmet për vazhdimin e humbjes së jetës së qytetarëve tanë nga pandemia Covid-19. Ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe të afërmit e tyre.
Falënderues personelit mjekësor, pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe mekanizmave tjerë të sigurisë për punën e palodhshme, si dhe qytetarëve për durimin e dëshmuar në këtë kohë kritike.
Edhe këtë vështirësi do e tejkalojmë së bashku”, ka shkruar Haradinaj.
Viktima e fundit nga virusi u shënua në orët e para të ditës së sotshme.