Gruaja shtatzënë nga Gjakova ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Klinikën Infektive të QKUK’së si pasojë e infektimit me Covid 19. Viktima e moshës 40-vjeçare ishte në javën e 28 të shtatzënisë. Express merr vesh se foshnja në barkun e gruas ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.
Megjithëkëtë, lajmin për vdekjen e kësaj pacienteje e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Nga ky institucion njoftojnë se shtatzëna ndërroi jetë gjatë orëve të para të ditës së sotme.
“Klinika Infektive e QKUK-së njofton se gjatë orëve të para të datës 21. 04. 2020 në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka ndërruar jetë pacientja V.P. me vendbanim në Gjakovë (1980) e diagnostikuar me Covid-19.
E njëjta, ishte shtatzënë dhe po trajtohej në mjekimin intensive të klinikës që prej datës 15 prill 2020” thuhet në njoftimin e MSH’së.
Kjo është vdekja e 13, e pacientëve me Covid-19 në këtë klinikë dhe e 16-ta në nivel të shtetit.