Deputeti i LDK’së, Kujtim Shala, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se VV po të dëshironte do të futej në koalicion me LDK’në para zgjedhjeve në një lsitë të përbashkët me një kandidat për kryeministër nga LDK’ja.
Ai po ashtu tha se VV nuk do të futej në koalicion me LDK’në po të fitonte kjo e fundit zgjedhjet.
‘’Po të donte VV të bëhej partner do hynim në garë bashkë me kandidatin tonë për kryeministër’’, ka thënë ai.
‘’Nëse do të ishim parti e parë VV s’do të bëhej partneri ynë’’, shton Shala.
Tutje ai ka thënë se pse kanë pasur nëj marrëveshje politike para zgjedhjeve për bashkëqeverisje dhe pse u ndanë rrugët.
‘’Gjithmonë kam pasur parasysh se bashkëpunimi i partive opozitare është pak më i thjeshtë se sa kur ulen dhe bisedojnë për qeverisje të përbashkët.
Ne kishim një marrëveshje politike për të qeevrisur bashkë, ndryshe nuk do ia jepja votën për të krijuar qeverinë. Qytetarët votojnë vetëm përfaqësuesit e tyre. Unë mora votë si LDK.’’, tha ai.
‘’E kishim parasysh, kur dy të parët bëhen bashkë i dyti dëmtohet.’