Një e re e moshës 13 vjeçare ka vdekur dje pas goditjes nga një veturë derisa po shëtitej me biçikletën e saj
A.Berisha 13 vjeçe nga Krysheci i Pejës ka mbetur e vdekur pas goditjeve të rënda që ka marrë nga një veturë, ajo për fat të keq nuk ka mundur t’i mbijeton plagëve që kishte pësuar.
Ajo ishte në fshatin e Kryshec ku edhe ka shtëpinë, aty ajo derisa po shëtitej me biçikletën e saj është goditur për vdekje.
Policia ka thënë se viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, nga qytetarët.
Ndërsa sipas policisë, nga ekipi mjekësor është konstatuar se e mitura ne spital ka arritur pa shenja jete.