• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Veseli viziton xhaminë e djegur në Drenas

20/04/2020 - 15:37:56
Veseli viziton xhaminë e djegur në Drenas

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, ka vizituar sot xhaminë e djegur ditë më parë në Vërboc të Drenasit, prej nga bëri thirrje që të ruhen monumentet historike.

Veseli, i shoqëruar nga kryetari i kësaj komunë Ramiz Lladrovci, tha se shumë ndërmarrës janë lajmëruar për renovimin e kësaj xhamie që konsiderohet si objekti i dytë më i vjetër në këtë komunë.

Lexo më shumë

Trump: S’ka zgjidhje për luftën në Ukrainë pa u pajtuar unë dhe Putini

Trump: S’ka zgjidhje për luftën në Ukrainë pa u pajtuar unë dhe Putini

May 15, 2025
11
A e mori ‘ bekimin’ e Thaçit dhe Veselit për t’i hyrë garës për kryetar të PDK-së, Memli Krasniqi

Krasniqi pas takimit me presidenten: S’ka tym të bardhë

May 15, 2025
6

“Jemi në shtëpi të Zotit, në një tempull të faljes para Zotit ku bashkëkombësit tanë janë lutur, po në të njëjtën kohë edhe strehë e atdhetarizmit.

Kjo xhami mbi pesë shekuj histori është dëshmitare e të gjitha zhvillimeve historike që i ka kaluar kombi ynë. Keni parasysh që jemi edhe në një fshat në luftën e fundit ka ndodhur një nga masakrat më të mëdha në të gjithë Republikën e Kosovës. Mesazhi është ky, do t’i mbrojmë monumentet tona historike, siç është edhe kjo xhami për faktin se ky është edhe monument historik.

Është një lajm i mirë edhe se ka shumë ndërmarrës që edhe në këto kushte të rënda të pandemisë kanë shprehur dëshirën për ta ndihmuar renovimin dhe ruajtjen e këtij kulti fetar dhe historik”, tha Veseli.

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, tha se djegia e xhamisë është akt kriminal dhe se autorët duhet të dalin para drejtësisë.

“Është xhamia e dytë më e vjetër në komunën tonë, po që është një xhami që është në një vend strategjik, këtu jemi edhe afër kalasë së Vërbocit dhe unë normal që e kam gjykuar këtë akt kriminal të djegies së një xhamie, e cila nuk ia ka zënë askujt rrugën për të kryer një krim të tillë… Garantojmë që mbështetjen dhe përkrahjen t onë do ta kenë. Unë i kam bërë apel organeve që të kryejnë sa më shpejt hetime dhe atë që e ka bërë këtë krim ta qesë para drejtësisë”, tha ai.

Kryetari i Bashkësisë Islame në Drenas Valon Bequku, tha se kjo xhami është prej objekteve fetare më të vjetra në Drenicë, derisa ka thënë se e njëjta është përdorur edhe nga ushtarët gjatë luftës.

“Është prej objekteve më të vjetra, i dyti në Drenicë e kam fjalën si objekt fetar dhe kanë kaluar 545 vjet që ky objekt është ndërtuar dhe e ka një histori të madhe. Edhe kaçak të luftërave të ndryshme shpesh janë strehuar dhe janë kryer obligimet e tyre. Për arsye se edhe malin e kanë shumë afër dhe kanë vazhduar rrugëtimin e tyre për liri që sot e gëzojmë.

Falënderoj edhe kryetarin e komunës i cili ka qenë prej të parëve që ka reaguar dhe ka shprehur interesimin për gjetjen e donacioneve dhe m ora vesh edhe prej kryetarit Kadri Veseli se janë organizuar shumë prej dashamirëve për të dhuruar donacione për renovimin e kësaj xhamie”, tha ai.

Gjatë vizitës në Drenas, Veseli ka vizituar edhe disa nga pyjet që janë djegur sp fundi në këtë komunë, si dhe fermerët

Share10TweetSendShareSend

Related Posts

Trump: S’ka zgjidhje për luftën në Ukrainë pa u pajtuar unë dhe Putini
Bota

Trump: S’ka zgjidhje për luftën në Ukrainë pa u pajtuar unë dhe Putini

May 15, 2025
11
A e mori ‘ bekimin’ e Thaçit dhe Veselit për t’i hyrë garës për kryetar të PDK-së, Memli Krasniqi
Lajme

Krasniqi pas takimit me presidenten: S’ka tym të bardhë

May 15, 2025
6
Ja sa vota i ka marrë Ilir Meta në burgun 313 në Tiranë?
Lajme

Ja sa vota i ka marrë Ilir Meta në burgun 313 në Tiranë?

May 15, 2025
24
Tensione lufte: Aeroplani luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s
Bota

Tensione lufte: Aeroplani luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s

May 15, 2025
17
Takimi me Osmanin, Kurti arrin i fundit në Presidencë
Lajme

Takimi me Osmanin, Kurti arrin i fundit në Presidencë

May 15, 2025
5
Kurti ‘Cep më cep?’ KFOR: Ne jemi autoriteti përfundimtar për kontrollin e kufirit të Kosovës
Lajme

Kurti ‘Cep më cep?’ KFOR: Ne jemi autoriteti përfundimtar për kontrollin e kufirit të Kosovës

May 15, 2025
11
Next Post
Kurti  “Vi të Kuqe” LDK-së për koalicioni

VV-je: Isa Mustafa, në shërbim të Thaçit

Më të fundit

  • Trump: S’ka zgjidhje për luftën në Ukrainë pa u pajtuar unë dhe Putini
  • Krasniqi pas takimit me presidenten: S’ka tym të bardhë
  • Ja sa vota i ka marrë Ilir Meta në burgun 313 në Tiranë?
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi