Mesditen e sotme është rivarrosur 39-vjeçarja S.K. nga fshati Lluga i Istogut e cila ishte zhvarrosur për të iu bërë obduksioni.
Zhvarrimi i saj është bërë me kërkesë të familjaëve të së ndjerës, pasi ata nuk besojnë se 39-vjeçarja ka vdekur nga infektimi me koronavirus
Sot është rivarrosur 39-vjeçarja S.K. nga Istogu, e cila u raportua se vdiq pas prekjes nga virusi COVID-19.
Rivarrimi i 39-vjeçares është bërë në prani të familjes së ngushtë të së ndjerës,raporton Telegramisot
Ndërkohë që zhvarrimi i saj ishte bërë në prani të policisë dhe njësitit të krimeve të prokurorisë.
39-vjeçarja ishte testuar për koronavirus dhe sipas IKSHPK-së kishte rezultuar pozitiv.
Por familjarët e saj kishin dyshime se ajo nuk ishte e prekur nga virusi, për këtë arsye kanë kërkuar që trupi i saj të dërgohet për obduksion.
Rezultatet e obduksionit për 39-vjeçaren ende nuk kanë dalur.
Ndërkohë të gjithë familjarët dhe personat tjerë që kishin pasur kontakt me 39-vjeçaren nga Istogu, kanë rezultuar negativë në testimet për koronavirus.