Ish ambasadorja e Kosovës në Itali Alma Lama, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti lidhur me donacionin e pranuar prej një mijë testeve nga Serbia.
Sipas saj, se arsyetimi i Kurtit, testet nga Serbia kanë qenë një kurth për ta akuzuar Kosovën nëse s’do t’i kishte pranuar, është i pabazë
“Cili eshte kuptimi qe te refuzosh heqjen e tarifes e te pranosh donacione nga ky shtet?!” ka shkruar Lama,perciell Telegramisot
Shkrimi i plotë:
“Kurti paska thene se 1 mijë testet nga Serbia kanë qenë një kurth për ta akuzuar Kosovën nëse s’do t’i kishte pranuar.
Arsyetim i pabaze. Serbia ka se paku nje shekull qe e akuzon Kosoven, ndersa mospranimi do te ishte nje akt dinjitoz per tiu treguar se politika e tyre ndaj Kosoves eshte destruktive dhe agresive.
Cili eshte kuptimi qe te refuzosh heqjen e tarifes e te pranosh donacione nga ky shtet?!
Deshtim diplomatik.