Kina ka shënuar numrin më të madh të infeksioneve të reja nga koronavirusi në pesë javët e fundit.
Kina raportoi 108 raste të reja të koronavirusit të dielën, duke shënuar numrin më të madh të infeksioneve ditore në më shumë se pesë javë, në mes të rritjes së vazhdueshme të pacientëve që hyjnë në vend nga jashtë, raporton Reuters
Komisioni Kombëtar i Shëndetit tha në një deklaratë të hënën se Kina raportoi 98 raste të reja të importuara, një rekord i lartë dhe më shumë se 97 një ditë më parë, dhe 61 pacientë të tjerë asimptomatikë.
Numri i përgjithshëm i rastebe të konfirmuara në territorin e Kinës tani është 82.160, ndërsa numri i vdekjeve u rrit me dy në 3.341.