Qendra e Studentëve, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se janë liruar nga karantina boksierët kosovarë, që ishin vendosur aty më 17 mars, pas ardhjes nga Anglia.
Boksierët kosovarë kishin shkuar në Londër për të garuar për normë Olimpike, kualifikuese për Lojërat Olimpike që tashmë janë shtyrë për verën e vitit 2021, transmeton Gazeta Express.
Për shkak se të gjitha aktivitetet sportive u pezulluan gjatë kohës sa mendohej të zhvilloheshin garat në Londër, turneu u anulua dhe boksierët kosovarë mbetën në Londër shkaku i kufizimeve të udhëtimeve.
Megjithatë, ata arritën të kthehen në Kosovë dhe më 17 mars u vendosën në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku kanë qenë të vetizoluar deri më sot, kur edhe u liruan.
“Sot më datën 03.04.2020 janë liruar lojëtarët e Federatës së Boksit të Kosovës të cilët qëndruan rreth dy javë në karantinë në objektet e konvikteve për tu testuar nga Covid-19, të cilët u kthyen në vendlindje më datën 17.03.2020 nga Anglia dhe u vendosen në konvikt”, thuhet në njoftimin e Qendrës së Studentëve.
“Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta ka përshendet lojtarët e bokësit dhe i’u dëshiron shëndet dhe suksese në garatë e ardhshme”.