Sulmuesi uruguaian do të largohet nga PSG-ja gjatë verës, por nuk ka vendosur ende se në cilin klub do të transferohet
Edinson Cavani është njëri prej futbollistëve më të përfolur në tregun e futbollit.
Sulmuesi uruguaian është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin.
Palët nuk janë të interesuara për ta vazhduar bashkëpunimin dhe “El Matador” do të largohet gjithsesi nga “Parku i Princave”.
Dhe, menaxheri i tij, Walter Guglielmone konfirmon se interesimi i klubeve për ish-futbollistin e Palermos dhe Napolit nuk po mungon.
“Të jem i sinqertë, gjithçka mund të ndodhë sepse ka shumë klube të interesuara për Edinsonin”, deklaroi menaxheri për “CalcioNapoli1926”.
“Për momentin nuk kemi pasur kontakte me Napolin. Në Brazil, ka interesime nga klubet si Flamengo, Palmeiras e Internacional. Kurse, në Argjentinë e do Boca Juniors”, ka përfunduar menaxheri i Cavanit.
Veterani i sulmit ishte pranë transferimit në Atletico Madrid gjatë janarit, por gjithçka dështoi në momentet e fundit.
Ai ka ofertë edhe klubi amerikan, Inter Miami.