Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se është arrestuar në Pejë një person, pasi që i njëjti dyshohet se e ka sulmuar
fizikisht vëllanë e tij, raporton Telegramisot.com. Rasti sipas policisë ka ndodhur dje rreth orës 18:00, derisa viktima si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar i cili si pasoj e sulmit ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, shkruhet në njoftim të policisë.