• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Mustafa pas takimit me Thaçin: LDK-ja është për formimin e qeverisë së re

01/04/2020 - 10:06:44

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur para mediave pas takimit që pati me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, raporton Gazeta Express
Mustafa tha se me presidentin kanë diskutuar për veprimet që do të merren pas mocionit për rrëzimin e Qeverisë, derisa ka shtuar se presidenti i ka informuar për opsionet kushtetuese.

“Diskutuam për daljen nga kjo situatë, u informuan nga presidenti për opsionet kushtetuese. Si LDK vlerësojmë se nuk është koha që të shkohet në zgjedhje për shkak të situatës me koronavirus, dhe po ashtu jemi të bindur se edhe zgjedhjet në këtë periudhë nuk do të na sillnin në një situatë tjetër jashtë asaj që sot jemi, duke marrë vullnetin politik të subjekteve që hyjnë dhe dalin në zgjedhje dhe mocionin e mosbesimit e kanë votuar 82 deputetë, që ka të drejtë Kushtetutën ta ndryshojë.

Lexo më shumë

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
32
Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video

Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video

March 17, 2026
14

Jemi për atë që të bëhet një qeveri e re, që e ka parapa edhe Aktgjykimi i vitit 2014. Kjo qeveri do të zotohej me të gjitha kapacitetet në luftën kundër virusit korona, të punojë në zhvillimin ekomomik sepse do të ballafaqohemi me një situatë shumë të rëndë ashtu si po paralajmërohet. Ne jemi një vend i pazhvilluar dhe duhet të kem një kujdes të veçantë, po ashtu me nevojën e dialogut me Serbinë, për çfarë duhet të jemi të përgatitur dhe po ashtu duhet të kemi një shumicë në Kuvend”, tha Mustafa.

Shefi i LDK-së tha se nuk kanë diskutuar për një emër që mund të propozohet për kryeministër.

“Sot s’kemi diskutuar për emër, po për vullnetin politik, besoj që presidenti do t’i ndjekë të gjitha procedurat sepse ne si asnjë rast nuk do të hyjmë në një proces që nuk besojmë se është kushtetues”, ka deklaruar ai.

Kreu i LDK-së u pyet nga mediat edhe për kohën kur Albin Kurti, tash kryeministër në detyrë, e kishte quajtur superkriminel.

“Me nis me ja kthy z. Kurti krejt çka ka thanë për mu, do ta ulja krejt nivelin edhe timin edhe të subjektit që i takoj. Ajo çka është thënë më herët për asociacionin, por vetëm që nuk është në harmoni me frymën kushtetuese.

S’ka pasë shkelje po ka pasë devijim, tani kemi një aktgjykim që thotë se janë shkelë nenet e Kushtetutës. Nëse shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut është shkelje e rëndë, nuk po e cilësoja a është dikush kriminel apo më pak kriminel, po ne të gjithë kemi bërë vërejtje në ditën kur është vënë vendimi. Qeveria duhet t’u kërkojë falje qytetarëve që u ka sjellë kufizime dhe po ashtu të marrë mend që edhe sa është qeveri në detyrë të mos marrë vendime të tilla të pushtetit pa kufi që duan ta ushtrojnë në Kosovë”, ka deklaruar Mustafa.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne
Share15TweetSendShareSend

Related Posts

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
32
Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video
Lajme

Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video

March 17, 2026
14
Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh
Lajme

Alarm për Kosovën: Tramp po planifikon ti tërheq ushtarët nga Kosova – Dokumenti

March 12, 2026
1.1k
Ramiz Tafilaj: Pse VV po shmang përgjegjësinë e fitorës
Lajme

Ramiz Tafilaj: Pse VV po shmang përgjegjësinë e fitorës

March 7, 2026
34
Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam
Lajme

Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam

March 4, 2026
21
Albin pse spo e propozoni Vjosa Osmanin?
Lajme

Albin pse spo e propozoni Vjosa Osmanin?

March 2, 2026
49
Next Post
Beogradi: Kurti nuk e ka hequr taksën, është rrenë

Beogradi: Kurti nuk e ka hequr taksën, është rrenë

Më të fundit

  • Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
  • Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video
  • Alarm për Kosovën: Tramp po planifikon ti tërheq ushtarët nga Kosova – Dokumenti
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi