Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur së fundmi rreth përkrahjes që bënë ndaj LDK’së për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, shkruan Telegramisot.com
Sipas Haradinajt, tërë përkrahja nga partia e tij ishte vetëm parimore dhe se ka të bëjë me taksën që kërkohej të hiqej nga Qeveria Kurti.
E në qoftë se Kurti nuk do e largonte taksën, atëherë AAK’ja do e përkrahte atë. Haradinaj tha se Kurti nuk ka dëgjuar këshillat e as thirrjet e tij.
‘’Po ta kish mbrojtë zoti Kurti taksën, do ta isha me të në ditën e mocionit. Ai nuk ka marrë parasysh letrat tona, lutjet tona.’’
Por pas veprimit të Kurtit, që ishte heqja e taksës për lëndën e parë, atëherë Haradinaj tha se nuk kishin hezituar për rrëzimin e qeverisë, madje këtë e kanë bërë me shumë qejf.
“Më 20 mars e ka heqë taksën taksën për lëndën e parë, e me pikën e tretë të vendimit e ka obligu veten me heqë në tërësi më 1 prill. Këtë qeveri e kam rrëzu me shumë gëzim”, ka thënë ai.