Anëtarët e strukturave të degës së AAK-së në Istog sot do të mblidhen për të diskutuar rreth mobilizimit për zgjedhjet parlamentare.
Pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, të gjitha degët e partive politike kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet e reja.
Kështu, ish-deputeti i legjislaturës së kaluar, Bekë Berisha, është ai që përmes një njoftimi ka ftuar anëtarët e saj të marrin pjesë në këtë takim.