Trafiku Urban ka njoftuar se nga sot autobusët janë në qarkullim gjatë kohës: 06:00 – 16:30,
Përmes një postimi në faqen zyrtare, është bërë me dije se në të gjitha linjat e NPK “Trafiku Urban” është i reduktuar qarkullimi i autobusëve dhe se operohet sipas orarit të fundjavës.
“Nga sot, e shtunë dt. 28.03.2020, autobusët e Trafikut Urban janë në qarkullim gjatë kohës: 06:00 – 16:30. Në të gjitha linjat e NPK “Trafiku Urban” është i reduktuar qarkullimi i autobusëve, operohet sipas orarit të fundjavës”, thuhet në njoftim.