IKSN, në këtë kohë emergjente e cila është shpallur për shkak të pandëmisë nga një virus i quajtur Covid 19, aktivitetet e saja po i zhvillon në distancë, kështu duke shfrytzuar komunikimet përmes internetit.
Ne si IKSN kemi vërejtur se disa institucione të shtetit të Kosovës e kanë pamundësuar komunikimin nga jasht vendit përmes telefonave publik, ngase në faqet elektronike akoma të dhënat e tyre i kanë me prefix +381i cili është ndërruar para dy vitëve.
Nga institucionet të cilat akoma nuk e kanë ndryshuar numrin e prefix janë Prokuroria e Shtetit, Gjykatat si dhe Instituti kombëtar i shëndetit publik të republikës së Kosovës etj.
Mos pëditësimi i të dhënave në faqet elektronike zyrtare të këtyre institucioneve shumë të rëndësisheme, jo vetëm që pamundësojnë komunikimin e qytetarëve dhe institucioneve jasht vendit, por dëmtojnë shumë imazhin e Republikës së Kosovës si dhe kredibilitetin e vetë institucionëve në fjalë.
IKSN u bënë thirrje të gjitha institucioneve të cilat akoma nuk i kanë përditësuar këto të dhëna, sa më parë të i përditësojnë ata të dhëna zyrtare.
Bedri Elezi
Drejtor për siguri