Kryeministri Rama ka bërë të ditur se nga e hëna do të nisin fluturimet për të riatdhesuar shqiptarët e mbetur në shtete të ndryshme, pas mbylljes së kufijve.
Rama tha sot se kjo do të kryhet pa asnjë pagesë.
“Për ata që kanë mbetur rrugëve jashtë shtetit, do nisim të hënën fluturimet për t’i sjellë në atdhe. Nesër nxjerrim kalendarin e misionit të riatdhesimit dhe pikat ku do bëhet imbarkimi.
Pa pagesë nga ana e individëve, se i takon “Lasgushit” që t’i sjellë njerëzit në shtëpi.
Në këtë hall kombëtar, i kam kërkuar kompanisë “Air Albania” që të marrë përsipër të jetë shtëpia e shqiptarëve në qiejt e Evropës e të mos kërkojë lekë për të kryer këto misione humanitare“, tha Rama.