Kushtetuta është akti më i lartë juridik i Republikës së Kosovës.
Ligjet dhe aktet e tjera juridike duhet të jenë në pajtim me këtë Kushtetutë.
Rastësisht duke e parë Cicërimën në Twiter origjinale pa ndërhyrje të Ambasadorit amerikan në Kosovë , më ironizoj fakti se ky ambasador qenka në rrezik nga komentuesit, dojkan me çmend, dojkan me ja n’drru qëndrimin” edhe pse ai s’ka përkrah dhe s’ka qenë PRO/KUNDËR, rrëzimit ose mos rrëzimit hipotetikisht të qeverisë, por ka kërkuar të respektohet Kushtetuta e Kosovës dhe qenka ndier i kënaqur për ketë!
Pse?
Sepse u tentua të lëndohet kushtetuta duke e dërguar në afatet e fundit mocionin për mos- besim të qeverisë dhe tendenca për mos mbajtje të seancës dhe shkelja direket në Kushtetutë dhe mbi 46 përfaqësuesit e popullit, që kanë nënshkruar një dokument me vullnet te lirë dhe legjitim (pavarësisht na pëlqej ose jo, ajo është çështje tjetër).
Pra, aty edhe e cekë se në bisede me KM i ka kërkuar të respektohet kushtetuta!
Shtrohet pyetja: Çka nëse nuk do ja kishte kërkuar KM dhe Kryeparlamentares?
Si do merrte epilogun kjo?
Nuk do ja kishim dashtë askush shtetit atë se çfarë situate do futeshim.
Fatmirësisht se dikush është gardian këtu!
Normal që ambasadori i vendit më demokratik në botë banë thirrje për këtë, sepse një shtet, ku kushtetuta bëhet llastik me luajt kush qohet i pari, një shtet ku kushtuat shkelet dhe komentohet dhe kërkohet të qitet në tavan deri sa ti duhet dikujt, ai shtet nuk ka të ngjarë të ekzistoj.
Amerikanët e dinë rëndësinë e Kushtetutës dhe kjo është arsyeja pse kërkojnë ta mbrojmë dhe ta respektojmë me çdo kusht!
Gjithmonë në mbrojtje të #KUSHTETUTËS, askujt si jap drejtë tê jetë mbi kushtetutën, çofshin amerikanë, gjermanë, anglez apo francez, çoftë Thaçi, Mustafa, Kadriu, Ramushi apo Kurti, çofsha ai edhe unë vetë, dhe do jem edhe kundër vetë- vetës nëse ndonjëherë e shkeli aktin më të lart juridik të shtetit dhe pikë!
Deri sa të mësohemi ti respektojmë këto akte, ligje, institucione shtetërore; deri sa të mësohemi të votojmë si duhet, dhe ti përkrahim ata njerëz me vizion dhe program, pavarësisht partive ku garojnë, ti dënojmë ata që marrin vota me popullizem duke klithë dhe kukatë tanë kohën me negativitet me sharje e ofendime pa ofruar asgjë progresive ; derisa ti lexojmë çartë programet dhe ti dallojmë krahët e partive politike të djathta, të qendrës apo të majta dhe të mësohemi të besojmë se koalicionet nuk mund të funksionojnë veq pse i teket dikujt, për inati të dikujt, për ta rrëzuar dike jo ndershëm etj..; deri sa ti dallojmë partitë politike që kanë divergjenca konceptuale, ideologjike, të krahut të djathtë, të qendrës apo të majtë, liberale, konservative,apo ekstreme, nacionaliste, totalitare shoviniste apo diktatoriale etj…; deri sa të mësohemi ti bëjmë dallimet programore të tyre; deri sa ta kuptojmë vetë-vetën se çfarë ideologjie kemi; deri sa ta dimë se na duhet ekonomia e lirë e tregut apo ajo shtetërore, deri sa të kuptojmë vetën se jemi pro kapitalizmit apo pro socializmit etj… ne nuk mund të jemi stabil me qeveritë që do pasojnë dhe as që pritet te bëhet kjo!
Shembull: njerëzit e krahut të djathtë ose “kapitalistët” votojnë dhe përkrahin politikat e majta dhe sociale, atëherë kjo është paradoksi vetë.
Koalicionet hibride nuk funksionojnë, kjo është paralajmërim i njohësve edhe më herët, por ja që kur e ke klasën politike të tillë vetëm sa për ti plotësuar teket dikujt, vjen deri te më e keqja për një periudhë aq të shkurtë sa më s’ka!
Sovrani po i vuan pasojat e veta, i cili ia ka deleguar përgjegjësitë e tij përfaqësueseve në mënyrën e gabuar.
Shkruan: Politikologu Baki Azemi