Sot është dita e parë e stinës së pranverës, e cila do të sjellë edhe ditët e ngrohta.
21 marsi është dita zyrtare e stinës së pranverës, e cila kalon sipas kalendarit gregorian dhe filloi në ora 05:33 të mëngjesit, njofton Klan Kosova
Dita e parë e pranverës njohët si ditë e barabartë, që nënkupton se gjatësia e ditës dhe natës është e njëjtë, ku nga momenti i lindjes deri në momentin e perëndimit të Diellit, kalojnë 12 orë.
Ndërsa sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, ekzakt me elementet meteorologjike, që i përshtaten edhe fillimit të stinës së re, stinës së pranverës.
Temperaturat maksimale do të shënojnë rritje të lehta, derisa ato minimalet do ti ruajnë vlerat e ditëve të fundit. Në fushat barike parashihet të ketë ulje graduale.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.