Janjeva e Lipjanit që nga mbrëmë ka hyrë në karantinë, pasi që aty është diagnostikuar një person me COVID-19. 46 vjeçari që kishte ardhur në Kosovë me 11 mars nga Berlini, mbrëmë është diagnositikuar me këtë virus, e paraprakisht ishte rekomanduar që të vetizolohet nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Janjevë që të vetizolohet, e të njëjtin rekomandim e kishte marrë edhe nga mjekët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan.
Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, Agim Krasniqi, ka bërë të ditur se pacienti i dialognostikuar me koronavirus ishte rekomanduar që të qëndronte në vetizolim, por që pacienti nuk e ka respektuar këtë rekomandim.
“Pacienti ka qenë në kontroll fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Janjevë, p astaj ka qenë edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan.
Fillimisht është lajmëruar me probleme për tension të lartë dhe hipertension, nuk ka pasur ankesa që ka të bëjë me simptomat e koronavirusit. Por, ka pasur rekomandimin për shkak të historisë së udhëtimit ka pasur rekomandimin e doktoreshës që e ka kontrolluar që të vetizolohet për periudhë të caktuar ashtu siç kanë qenë këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për vetizolim derisa nuk shfaqen simptoma.
Mirëpo, pacienti nuk ka respektuar këto rekomandime dhe ka shëtitur. Prapë ka ardhur në QKMF ku personeli që ka bërë kontrollin ka qenë i mbrojtur me masë, dorëza. Ne kemi marrë masa, para se të hyhet në QKMF bëhet një triazhim dhe bëhet një anamnezë e shkurtër, matja e temperaturës, në këtë mënyrë bëhet verifikimi a kemi të bëjmë me pacientë që kanë histori udhëtimi”, tha ai.
Ndonëse ky person që ka marrë traj tim në dy Qendra të Mjekësisë Familjare, në Janjevë e në Lipjan, mjekët që e kanë kontrolluar nuk janë izoluar. E kjo sipas Krasniqit, për shkak se mjekët kanë qenë të pajisur me mjete mbrojtëse.
“Momentalisht nuk janë vetizoluar që e kanë kontrolluar pacientin, për arsye se kanë qenë të mbrojtur me masat mbrojtëse. Kështu që, momentalisht nuk kemi staf të izoluar apo të vetizoluar”, tha ai.
Ai bëri të ditur se kanë filluar gjurmimin e të gjithë personave që kanë pasur kontakt me 46 vjeçarin.
Krasniqi deklaroi se momentalisht si Qendër Kryesore e Mjekësisë Familjare në Lipjan janë të pajisur me mjete mbrojtëse mjaftueshëm.
Zëdhënësi i Komunës së Lipjani Diamant Bytyçi, tha se i kanë ndërmarrë të gjitha masat e rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Ai tha se kanë bërë dezinfektimin e të gjitha hapësirave publike.
“Qyteza e Janjevës shkon në karantinë dhe prej Institutit janë marrë të gjitha masat prej Komunës që të testohen familjarët dhe rrethi shoqëror i personit që është diagnostikuar me COVID-19. Janë marrë të gjitha masat, po bëhen të gjitha testet dhe të gjitha masat që ata të vetizolohen në shtëpitë e tyre derisa të merren të gjitha mostrat dhe të testohen se kush mund të jetë bartës i këtij virusi”, tha ai.
Si masë për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, tha se po provojnë të identifikojnë të gjithë bashkatdhetarët që kanë ardhur në Kosovë dhe t’iu bëhen analizave.
Bytyçi: Po provojmë t’i evidentojmë të gjithë bashkatdhetarët që kanë ardhur
Video 7.02
“Po provojmë t’i evidentojmë të gjithë bashkatdhetarët që kanë ardhur në periudhën e marsit në Kosovë. Ne si Komunë jemi në bashkëpunim me këshillat e fshatrave dhe e kemi hapur një platformë online, ku të gjithë ata që kanë ardhur prej periudhës së 1 marsit që kanë hyrë në Kosovë prej vendeve të BE-së që të regjistrohen dhe të kemi sa më të lehtë evidentimin e tyre dhe paraqitjen e këtyre rasteve në Institut për analiza”, tha ai.
Ai bëri të ditur se shtëpia ku ka qëndruar i diagnostikuari me këtë virus do të dezinfektohet, si dhe të gjithë rrugët e Janjevës.
Duke qenë se Janjeva është futur në karantinë, hyrjet dhe daljet janë kufizuar. Të gjithë banorët që kanë mbetur jashtë mund të hyjnë, por të njëjtit nuk mund të dalin më nga Janjeva.
Hyrja në Janjevë iu pamundësua Halil Morinës, i cili kishte ardhur për t’u furnizuar me miell në këtë vend. Atij nga policët iu tha s e mund të hynte, por i njëjti nuk mund të largohet më nga Janjeva.
“Policia e kanë bllokuar rrugën, paska ndodhur këtu një rast. Si përfundim nuk na lanë me shkua në mulli duhet me u kthye prapë me gjet një zgjidhje tjetër…Këto masa duhet me i respektua patjetër se ka ardhur një grip, sa më shumë duhet me qëndrua brenda, mirëpo për gjëra emergjente çka lypen duhet patjetër me dal.
Policia këtu e kanë bllokuar rrugën, me hy mundemi, po pastaj me dal nuk mundemi”, tha ai.
Ndonëse nga Komuna e Lipjanit është bërë thirrje që të reduktohen lëvizjet në qytet, sot shumë qytetarë janë parë rrugëve të këtij qyteti.
Qytetari Rifat Zejnullahu, thotë se e respekton kërkesën e Komunës, por që thotë se kishte dal për të marrë pensionin dhe për t’u furn izuar me disa gjëra ushqimore.
“Popullata iu ka përgjigj thirrjeve të Komunës dhe të Qeverisë për të qëndruar në shtëpi, mirëpo e kemi një rast në Janjevë dhe ata më tepër duhet në kufi, në aeroport së pari me i dërgua në karantina, me i mbajt ka 14 ditë, se qe rasti i tij ka dal negativ, tash është pozitiv. Ai ka shkuar nëpër dasma, ahengje, kafe dhe ashtu po shpërndahet”, tha ai.
Deri më tani në Kosovë janë 21 raste të konfirmuara me virusin COVID-19.