Nezir Mehmetaj, i arrestuar nga Policia e Serbisë në pikë kalimin kufitar në Merdar më 20 Janar vazhdon të jetë në paraburgim në Serbi.
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës(OAK), Behar Ejupi, tha se nuk është hera e parë që Serbia po shkel të drejtat e njeriut.
“Serbia po vazhdon të shkel të drejtat e njeriut dhe të gjitha konventat ndërkombëtare”, tha ai sot në RTK.
Sipas tij në rastin e Mehmetajt është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.
Ndryshe, i arrestuari, Neziri, ka afro 30 vjet që jeton në Zvicër. Ai kishte ardhur në Kosovë për shkak se nëna e tij ishte e sëmurë.
Kësisoj, ai kishte nisur për Beograd për t’ia bërë analizat. Mirëpo, kur po kthehej në Kosovë, ishte ndalur në kufi nga doganierët serbë, duke i thënë se gjendet në ‘Stop listë’,