Policia në Pejë ka arrestuar një person për dhunë në familje.
I dyshuari pas një fjalosje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, njofton Klan Kosova
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një fjalosje e kishte sulmuar fizikisht ish bashkëshorten e tij, me të cilën kishin qenë duke banuar në të njëjtën shtëpi. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.