• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Njerëzit po shërohen nga koronavirusi!

18/03/2020 - 07:24:46
Çifti i prekur me koronavirus ka qëndruar për disa ditë në Gjakovë

Shkencëtarët në Australi kanë bërë të ditur se njerëzit po këndellen nga koronavirusi, ngjashëm si nga gripi i zakonshëm.

Në një hulumtim të botuar në revistën shkencore “Nature Medicine”, shkencëtarët australianë kanë treguar për mënyrën se si sistemi i imunitetit po e lufton virusin COVID-19.

Lexo më shumë

Kurti ‘Cep më cep?’ KFOR: Ne jemi autoriteti përfundimtar për kontrollin e kufirit të Kosovës

Kurti ‘Cep më cep?’ KFOR: Ne jemi autoriteti përfundimtar për kontrollin e kufirit të Kosovës

May 15, 2025
0
Pse nuk shkuan Trump dhe Putin, në takimin e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës në Turqi

Pse nuk shkuan Trump dhe Putin, në takimin e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës në Turqi

May 15, 2025
0

Në hulumtimin e tyre thuhet se duke i përcaktuar qelizat imunitare, që po aktivizohen në luftimin e virusit, hapet rruga edhe për zhvillimin e vaksinës kundër koronavirusit.

Autoritetet kanë konfirmuar se më shumë se 185 mijë raste me koronavirus janë konfirmuar deri më tani në botë, transmeton KOHA. Teksa numri i të vdekurve ka shkuar në mbi 7 mijë. Në anën tjetër, më se 80 mijë janë shëruar.

“Zbulimi është i rëndësishëm, sepse është hera e parë që ne po e kuptojmë përnjëmend se si e lufton sistemi ynë i imunitetit koronavirusin”, ka thënë bashkautorja e studimit, profesoresha Katherine Kedzierska.

Hulumtimi i kryer nga shkencëtarët e Institutit për Infeksione dhe Imunitet “Peter Doherty” në Melburn është lavdëruar nga ekspertët. Madje njëri prej tyre e ka quajtur një zhvillim të rëndësishëm.

Për herë të parë, hulumtimi ka identifikuar katër lloje të qelizave imunitare që kanë luftuar Covid-19.

Ato janë vërejtur duke gjurmuar një paciente, e cila kishte simptoma mesatare të virusit dhe që më parë nuk kishte probleme shëndetësore.
47-vjeçarja nga Wuhani i Kinës ishte lajmëruar në një spital në Australi. Ajo kishte marrë veten brenda katërmbëdhjetë ditësh.
Profesoresha Kedzierska ka thënë se ekipi i saj kishte ekzaminuar “gjithë reagimin e imunitetit” te kjo paciente.

Tri ditë para se gruaja të fillonte të përmirësohej, qelizat specifike ishin vërejtur në qarkullimin e saj të gjakut. Në mesin e pacientëve me grip, këto qeliza shfaqen gjatë po të njëjtës kohë para rimarrjes së vetes.

“Ishim të mahnitur me rezultatet dhe me faktin se ne mund të kapnim aktualisht momentin e ngjalljes së qelizave imunitare në pacientin e infektuar para përmirësimit”, ka deklaruar ajo.

Të identifikuarit se kur qelizat e imunitetit mund të aktivizohen mund të ndihmojë në “parashikimin e kursit të virusit”.
Ministria e Shëndetësisë në Australi ka deklaruar se arritja shkencore ndihmon edhe “përshpejtimin” e gjetjes së vaksinës dhe trajtimeve të mundshme për pacientët e infektuar.

Share3TweetSendShareSend

Related Posts

Kurti ‘Cep më cep?’ KFOR: Ne jemi autoriteti përfundimtar për kontrollin e kufirit të Kosovës
Lajme

Kurti ‘Cep më cep?’ KFOR: Ne jemi autoriteti përfundimtar për kontrollin e kufirit të Kosovës

May 15, 2025
0
Pse nuk shkuan Trump dhe Putin, në takimin e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës në Turqi
Lajme

Pse nuk shkuan Trump dhe Putin, në takimin e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës në Turqi

May 15, 2025
0
Detaje tronditëse nga mbytja  e 4-vjeçares nga Dragash
Lajme

Vdes një grua në Prishtinë, policia nis hetimet

May 15, 2025
0
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

“Cirku” i Kuvendit vazhdon – sot përpjekja e 16-të

May 15, 2025
1
Sytë e veshët e gjithë Evropës drejtohen sot në Tiranë
Lajme

Sytë e veshët e gjithë Evropës drejtohen sot në Tiranë

May 15, 2025
8
Mjeti i dyshimtë në Ferizaj, KFOR-i dhe FSK e tërheqin nga vendi i ngjarjes
Lajme

Mjeti i dyshimtë në Ferizaj, KFOR-i dhe FSK e tërheqin nga vendi i ngjarjes

May 15, 2025
4
Next Post
Vjen njoftimi i radhës nga aeroporti “Adem Jashari”

Vjen njoftimi i radhës nga aeroporti “Adem Jashari”

Më të fundit

  • Kurti ‘Cep më cep?’ KFOR: Ne jemi autoriteti përfundimtar për kontrollin e kufirit të Kosovës
  • Pse nuk shkuan Trump dhe Putin, në takimin e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës në Turqi
  • Vdes një grua në Prishtinë, policia nis hetimet
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi