Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person në Komunën e Gjakovës, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e tij, raporton Gazeta Express.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim