Dje në Prizren një mashkull ka raportuar në Polici se ka zënë në flagrancë një të dyshuar mashkull kosovar, duke tentuar që të thyejë derën e shtëpisë së tij
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të saj, ka bërë të ditur se dje në Prizren është tentuar që të kryhet një vjedhje e rëndë.
Pasi ka marrë ankesën nga pronari i shtëpisë, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar të dyshuarin dhe nga i njëjti kanë konfiskuar një shufër metalike, një palë dare, një thikë të vogël dhe një telefon mobil.
Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:
Prizren 16.03.2020, 21:30. Ankuesi mashkull kosovar raporton se kishte zënë në flagrancë një të dyshuar mashkull kosovar duke tentuar të thyej derën e shtëpisë së tij. Policia në vendin e ngjarjes ka arrestuar të dyshuarin dhe nga i njëjti kanë konfiskuar një shufër metalike, një palë dare, një thikë të vogël dhe një telefon mobil.