Në kohën kur të gjithë qytetarët e Kosovës janë izoluar, janë mjekët e infermierët tanë ata të cilët po qëndrojnë në krye të detyrës.
Me kujdestari aktive e orare të gjata, mjekët kosovarë tash e disa ditë po qëndrojnë në krye të detyrës duke u marrë me pacientët kosovarë të cilët janë infektuar me virusin kinez covid-19, apo sic njihet ndryshe koronavirusin
Por nga kontakti i afërt me pacientët, infektologët e QKUK’së kanë bërë analiza me dyshimet se janë prekur nga virusi korona. Këtë detaj e ka bërë të ditur gjatë ditës së martë, infektologu, Salih Ahmeti.
Ai ka thënë se kanë propozuar që dy mejkëve-infektologë, të QKUK’së t’iu bëhen anallizat e nevojshme ëpr të kuptuar nëse kanë koronavirus. Por, fatmirësisht, sipas Ahmeti këto raste kanë rezultuar negative.
“Nga kontakti i afërt që këta dy infektologë kanë pasur me pacientërt, ne ua kemi bërë analizat, dhe ëpr fat të mirë kanë rezultua negative”, ka thënë Ahmeti për T7.