Ka shkuar në 13 numri i të infektuarve me virusin COVID-19.
Është ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i cili bëri të ditur se mbrëmë vonë janë konfirmuar edhe katër raste të reja me koronavirus.
Të katër rastet janë nga fshati Stubëll e Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të konfirmuar me datën 13, raporton Telegramisot.com
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Mbrëmë vonë, bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste të reja pozitive me COVID-19.
Të katër rastet janë nga fshati Stubëll e Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar pozitiv me COVID-19, me datë 13.03.2020.
E gjithë familja kanë qenë në vetizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë.
Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri.
Reduktoni daljet veç në raste emergjente.
Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Ju faleminderit për mirëkuptim