Këtë të diel, edhe katër raste të reja janë konfirmuar me koronavirus, duke çuar në nëntë numrin e të prekurve në Kosovë.
Si pasojë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, deri tani janë mbyllur shkollat, kafiteritë dhe restorantet të cilat frekuentohen në masë të madhe nga qytetarët.
Kjo ka ndikuar edhe në kryeqytet, ku pothuajse janë zbrazur të gjitha rrugët.
Shumica e qytetarëve po qëndrojnë në shtëpitë e tyre si masë kryesore për t’u mbrojtur kundër këtij virusi.
Më poshtë mund t’i shikoni pamjet e realizuara sot nga fotografi Marjan Komani: